Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë qëndrimit të saj në SHBA zhvilloi një takim me diplomatin e Departamentit të Shtetit, Ambasadorin Special në Luftën Kundër Trafikut të Qenieve Njerëzore, John Richmond. Në rrjetin social “Facebook”, Kryemadhi publikon foton me ambasadorin Richmond ku edhe shkruan se me mesazhet e Mike Pence dhe Ivanka Trump në Samitin e Shtëpisë së Bardhë për Luftën e Trafikimit të Qenieve Njerëzore janë një thirrje për të gjithë botën për të garantuar jetën dhe liritë e njeriut.
Satusi:
“E falenderova ambasadorin John Richmond mbi udhëheqjen që SHBA ka marrë në luftën globale kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
Vizioni i Presidenti Donald Trump, së bashku me mesazhet e Mike Pence dhe Ivanka Trump në Samitin e Shtëpisë së Bardhë për Luftën e Trafikimit të Qenieve Njerëzore janë një thirrje për të gjithë botën për të garantuar jetën dhe liritë e njeriut.
E bindur mbi partneritetin SHBA-Shqipëri, për ta bërë Shqipërinë një vend më të sigurt për gratë dhe fëmijët tanë, duke siguruar mbështetje për viktimat dhe për të kapur çdo trafikant”, shkruan Kryemadhi.
/abcnews.al