Wolves eliminoi Olympiacos mbrëmjen e kaluar dhe siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Europa League. Kundërshtari i radhës është Sevilla, sfidë që do të luhet të martën (11 gusht, 21:00) në “Schauinsland-Reisen-Arena” të Duisburgut.
UEFA ka marrë një vendim në lidhje me “Ujqit”, klub i cili nuk ka respektuar rregullat e FFP (fair-play financiar), me një deficit prej 30 milion eurosh në sezonin e fundit.
Raul Jimenez goal vs Olympiacos #EuropaLeague #Goals #Wolverhampton pic.twitter.com/7kvZKcwBXN
— Amigos Arippe (@arippay) August 6, 2020
BBC raporton se nëse klubi i Premier League ia del të fitojë këtë kompeticion, që do i siguronte garimin në Champions League për sezonin e ardhshëm, atëherë do të ketë mundësinë të federojë vetëm 23 lojtarë dhe jo 25 siç parashikohet. /abcnews.al