Parregullsi gjatë procesit të zgjedhor në disa komuna të Kosovës, policia jep detajet

schedule11:39 - 18 Tetor, 2021

schedule 11:39 - 18 Tetor, 2021

Edhe pse pas shumë raportimeve që procesi zgjedhor po shkonte në rregull dhe pa incidente, gjatë të dielës janë hasur edhe disa parregullsi. Bëhet fjalë për falsifikim të rezultatit të votave. Policia në raportin e saj ka njoftuar se në qytetin e Podujevës, janë hasur dy raste të falsifikimeve.

“Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se, derisa ka shkuar në qendrën e votimit  ka raportuar lidhur me rastin në fjalë. Rasti vazhdon të hetohet. Po ashtu ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se, derisa ka shkuar në qendrën e votimit  ka raportuar lidhur me rastin në fjalë. Rasti vazhdon të hetohet”, bën të ditur policia.

Por nuk ishin vetëm këto rastet e vetme gjatë të dielës të cilat janë raportuar në polic, parregullsi  kishte edhe në Fushë Kosovë, Viti, Suharekë, Prizren, Mamushë, Pejë dhe  Malishevë.

Rastet e plota sipas raportit të policisë:

FALSIFIKIM I REZULTATEVE TË VOTAVE

F.Kosovë, 17.10.2021-19:44. Janë arrestuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë nën dyshimin se, të njëjtit kanë bërë falsifikimin e rezultateve të votave. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje .

KEQPËRDORIM I TË DREJTËS SË VOTIMIT

Podujevë, 17.10.2021-16:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, derisa ka shkuar në qendrën e votimit ka raportuar lidhur me rastin në fjalë. Rasti vazhdon të hetohet.

PARANDALIM I USHTRIMIT TË SË DREJTËS PËR Të VOTUAR

Podujevë, 17.10.2021-14:56. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përmes telefonit ka pranuar dy thirrje nga person-a të panjohur të cilët dyshohet se kanë kryer veprën më lartë. Rasti është duke u hetuar.

KEQPËRDORIM I DETYRËS ZYRTARE GJATË VOTIMIT  /abcnews.al/