Parlamenti turk debaton për anëtarësimin e Suedisë në NATO

schedule10:21 - 26 Dhjetor, 2023

schedule 10:21 - 26 Dhjetor, 2023

Ditën e sotme Parlamenti turk pritet të rinisë debatin për miratimin e aplikimit të Suedisë për anëtarësim në NATO, temë që është ndërlikuar më shumë pasi presidenti Recep Tayyip Erdogan, e lidhi këtë çështje me kërkesën e Ankarasë për avionët F-16 nga Shtetet e Bashkuara.

Suedia dhe Finlanda hoqën dorë nga neutraliteti ushtarak dhe kërkuan që të anëtarësohen në aleancën perëndimore të NATO-s, pasi Rusia pushtoi Ukrainën vitin e kaluar.

Finlanda u pranua në NATO në prill, por që 19 muaj Suedia ende pret miratimin e Turqisë dhe Hungarisë, pasi për t’u bërë pjesë e aleancës kërkohet miratimi i 31 shteteve anëtare.

Në korrik, Erdogan hoqi dorë nga kundërshtimet për anëtarësimin e Suedisë në NATO, pasi Stokholmi shtypi grupet kurde që Ankaraja i cilëson grupe terroriste.

“Ne shohim se ka ndryshim të politikës në Suedi. Ne shohim se po merren vendime në gjykata”, tha Fuat Oktay, ligjvënës nga partia në pushtet e Erdoganit, AKP, që është pjesë e Komitetit për punë të jashtme të Parlamentit turk.

Pasi çështja të miratohet nga Komiteti për punë të jashtme, votimi bartet në Parlament, ku aleanca e Erdoganit ka shumicën. Aleatët e NATO-s i kanë bërë presion Turqisë që të ratifikojë pranimin e Suedisë në NATO, përderisa Franca ka thënë se besueshmëria e aleancës “është në pikëpyetje”. /REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!