Parlamenti spanjoll miratoi projektligjin që ligjëron eutanazinë

schedule13:42 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 13:42 - 18 Dhjetor, 2020

Spanja bëhet vendi i katërt në Europë dhe i gjashti në botë që njeh të drejtën për eutanazi. Projektligji që bën të ligjshme procedurën u miratua në parlamentin e vendit dhe tashmë ka kaluar në senat.

Me një votim historik, parlamenti spanjoll miratoi ligjin që njeh të drejtën për eutanazi. Projektligji, i prezantuar nga partia socialiste mori 198 vota pro, 138 kundër dhe 2 abstenime.

Ministri spanjoll i shëndetësisë u shpreh shumë i kënaqur duke thënë se kjo ishte një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë qytetarët spanjollë, pasi vendi po lëviz drejt një shoqërie më njerëzore dhe të drejtë. Por është dhe më e rëndësishme për ata që gjenden në një situatë vuajtjesh të mëdha, për familjarët dhe personave që kanë pranë.

Votave të mazhorancës së qendrës së majtë i janë bashkuar dhe deputetët e Siudadanos, Xhunts për Katalonia dhe Kandidatura për unitetin popullor. Vetëm grupet e të djathtës, partia popullore, Voks dhe Unioni i Pueblo Navaro votuan kundër. Një nga kundërshtuesit e këtij ligji, propozoi si alternbativë ndaj eutanazisë një mjekim të përgjithshëm, shumë qetësues, terapinë e dhimbjes dhe testamentin biologjik.

Për të hyrë në fuqi ligji duhet të kalojë në senat, por nuk mendohet të ketë surpriza. Spanja është vendi i gjashtë në botë dhe i katërti në Europë  pas Holandës, Belgjikës dhe Luksemburgut, që ligjëron eutanazinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!