Parlamenti, “skenë krimi”/ Policia dhe Prokuroria këqyrin pasojat e dhunës nga opozita

schedule13:02 - 2 Nëntor, 2023

schedule 13:02 - 2 Nëntor, 2023

Pas tensioneve në seancën parlamentare të së enjtes, Policia e Tiranës, mbërriti në Kuvend për të kryer procedura verifikuese për incidentet brenda sallës.

Në ambientet e Kuvendit shkoi edhe kryepolici i Tiranës, Tonin Vocaj, shefi i komisariatit nr.3, 2 oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit si dhe ekspertë të policisë shkencore.

Oficerët e policisë shkencore kanë qëndruar për rreth 2 orë në ambientet e brendshme të Kuvendit.

Abc News mëson se në sallën e Kuvendit kanë kryer vetëm këqyrjen e vendit të incidentit duke administuar edhe provat e përdorimit të mjeteve piroteknike, tymueseve apo hedhjen e karrigeve.

Zyrtarët e policisë dhe të BKH, nisën veprimet pas kërkesës së paraqitur nga kuvendi në Prokurorinë e Posaçme, menjëherë pas akteve të dhunës në sallën e seancave.

Nga procedurat e kryera deri tani, nuk ka asnjë procedim për deputetët e opozitës të cilët shkaktuan tensionet në sallën e Kuvendit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!