Parlamenti rus voton për t’u tërhequr nga traktati i armëve bërthamore

schedule11:33 - 22 Shkurt, 2023

schedule 11:33 - 22 Shkurt, 2023

Dhoma e ulët e parlamentit të Rusisë ka votuar për të pezulluar pjesëmarrjen e vendit në traktatin e reduktimit të armëve bërthamore START, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS, një ditë pasi Vladimir Putin njoftoi vendimin në një fjalim të madh.

Pezullimi u miratua unanimisht në Duma, sipas TASS. Miratimi i parlamentit është një formalitet pas vendimit të Putinit se Rusia do të tërhiqet nga marrëveshja.

Traktati vendos kufizime në numrin e armëve bërthamore me rreze ndërkontinentale që mund të kenë si SHBA-ja ashtu edhe Rusia.

Traktati u zgjat për herë të fundit në fillim të vitit 2021 për pesë vite, që do të thotë se të dy palët së shpejti do të duhet të fillojnë negociatat për një marrëveshje tjetër për kontrollin e armëve.

Sipas traktatit kyç të kontrollit të armëve bërthamore, si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Rusia  lejohen të kryejnë inspektime në vendet e armëve të njëra-tjetrës.

Ndërsa Rusia nuk po tërhiqet plotësisht nga pakti, ajo duket se po zyrtarizon pozicionin e saj aktual; për muaj të tërë, zyrtarët amerikanë janë të frustruar  për mungesën e bashkëpunimit të Rusisë me marrëveshjen.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken e quajti vendimin e Putinit të marten të papërgjegjshëm.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!