Parlamenti pritet të miratojë shtyrjen e afatit të skadencës së kartave të identitetit

schedule15:23 - 4 Mars, 2019

schedule 15:23 - 4 Mars, 2019

Një nga projektligjet që pritet të miratohen në seancën e nesërme plenare, është ai për shtyrjen e afatit të skadencës për kartat e identitetit. Në ligj, parashikohet përfshirja e një dispozite tranzitore, ku përcaktohet se afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit që janë lëshuar nga data 9 shkurt 2009 deri në 31 dhjetor 2009, te perfundoje ne dhjetor të këtij viti. Shtyrjen e afatit të kartave të identitetit që skadojnë këtë vit e ka paralajmëruar në janar edhe ministri i brendshëm Sandër Lleshaj dhe kryetari i Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj. Ata deklaruan se një gjë e tillë bëhet me qëllim për t’i mundësuar kujtdo të votojë në qershor për zgjedhjet lokale./abcnews.al