Parlamenti i Kubës miratoi Kushtetutën e re, e cila njeh sërish pronën private si dhe rivlerëson figurën e presidentit, zëvendëspresidentit dhe kryeministrit të vendit. Kushtetuta e re do t’i nënshtrohet dhe referendumit.
Asambleja Kombëtare e pushtetit popullor, parlamenti i Kubës, miratoi projektligjin e Kushtetutës që do të zëvendësojë atë të 1976-s, dhe e cila ka modifikuar në thelb organizimin e pushteteve të shtetit duke rivlerësuar figurën e presidentit, zëvendëspresidentit dhe kryeministrit të vendit.
Nga përmbajtja e saj është hequr referimi për një avancim drejt komunizmit, njihet sërish prona private dhe tregu, por theksohet karakteri socialist i shoqërisë kubane.
Duke miratuar projektligjin, të përbërë nga 224 nene, parlamenti vendosi që ai t’i nënshtrohet një referendumi në 15 provincat kubane në periudhën mes 13 Gushtit dhe 15 Nëntorit 2018./abcnews.al