Parlamenti i Kosovës miratoi komisionin e gjykatës për genocidin serb

schedule15:30 - 30 Maj, 2019

schedule 15:30 - 30 Maj, 2019

Parlamenti i Kosovës miratoi krijimin e komisionit për procesin e themelimit të Gjykatës që do të merret me genocidin serb në Kosovë. Propozimi  u bë nga kryetari i parlamentit Kadri Veseli.

Pas shumë debatesh me kërkesë të opozitës grupet parlamentare janë pajtuar që të formojnë një komision ad-hoc, për të harmonizuar qëndrimet që më pas të votohet bashkërisht nisma për themelimin e tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë.

Para marrëveshjes kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se ideja për Tribunalin Ndërkombëtar është e ngutshme.

Albin Kurti, Kryetar i Vetëvendosje: “Do të kalojnë shumë vjet deri të themelohet e të nisë funksionimin. Serbia sigurohet që edhe për një dekadë s’do ta gjejë gjë”.

Abelard Tahiri, Ministër i Drejtësisë: “Mendoj që është e padrejtë ajo që u ngrit prej deputetit Kurti me krahasu Gjykatën Speciale me kërkesën e Republikës së Kosovës për Tribunalin Ndërkombëtar. Ne e dimë të gjithë me çfarë presioni dhe me çfarë kërkese edhe prej çfarë raporti është krijuar Gjykata Speciale”.

Kadri Veseli, Kryetar i Parlamentit të Kosovës: “Iniciativa që kam marrë s’ka të bëjë me mua e partinë, ka të bëjë me të gjithë. Nuk e kam ndërmend të marrë flamur për këtë iniciativë. Merrne rotullone si të doni, zhdukni çka të doni, iniciativa do të shkojë deri në fund, se s’do të lejohet të manipulohen familjarët”.

Iniciativa për krijimin e një tribunali ndërkombëtar për të gjykuar krimet serbe gjatë luftës në Kosovë ishte në rend dite edhe në seancën e kaluar por séanca u ndërpre në mungesë kuorumi. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!