Parlamenti i Kinës miraton projektligjin e sigurisë së Hong Kongu-t

schedule09:55 - 28 Maj, 2020

schedule 09:55 - 28 Maj, 2020

Parlamenti i Kinës ka miratuar një ligj të ri të sigurisë për Hong Kong. Projektligji, i cili tani kalon në udhëheqjen e lartë të Kinës ka shkaktuar zemërim të thellë në mesin e atyre që thonë se mund t’i jepte fund statusit unik të Hong Kong-ut.

Ligji pretendohet po ashtu se Kina është duke instaluar agjencitë e veta të sigurisë në rajon për herë të parë.

Kjo nismë tashmë ka ngjallur një valë të re të protestave kundër Pekinit në Hong Kong.

Përleshjet shpërthyen përsëri të Mërkurën, pasi parlamenti i Hong Kongut debatoi për një ligj tjetër të propozuar, për mosrespektimin e himnit kombëtar kinez.

Qindra njerëz u arrestuan. Debati në Këshillin Legjislativ vazhdon. Ndërsa monitorohet me masa të rrepta sigurie. /abcnews.al