Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Parlamenti grek miraton marrëveshjen e mbrojtjes me Francën, Mitsotakis sulmon opozitën

schedule18:47 - 7 Tetor, 2021

schedule 18:47 - 7 Tetor, 2021

Me 191 vota pro, parlamenti grek ka ratifikuar marrëveshjen e mbrojtjes Greqi-Francë. ND, KINAL dhe Zgjidhja Helene ishin pro, ndërsa SYRIZA,KKE dhe MERA25 votuan kundër marrëveshjes.

Gjatë debatit të sotëm në parlament Kyriakos Mitsotakis sulmoi Alexis Tspiras i cili doli hapur kundër këtij projektligji duke paralajmëruar se në rast se ai vjen në pushtet do ta shfuqizojë marrëveshjen.

“Nëse doktrina juaj ishte se Greqia nuk ka kufij detarë se secili futej kur të donte, ne po ju themi se ne po e ndryshojmë këtë doktrinë.



Ne po ruajmë kufirin dhe në shkurt 2020 nuk e lejuam Turqinë të shkelte në kufijtë tanë. Ne po ndryshojmë dogmën tuaj z. Tsipras”, u shpreh Mitsotakis. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!