Parlamenti Europian i shqetësuar për kërcënimet serioze ndaj vlerave të BE-së në Greqi

schedule20:05 - 7 Shkurt, 2024

schedule 20:05 - 7 Shkurt, 2024

Parlamenti Evropian shprehu të mërkurën shqetësimin e tij për kërcënimet serioze ndaj vlerave të BE-së në Greqi.

“Në një rezolutë të miratuar me 330 vota pro, 254 kundër dhe 26 abstenime, eurodeputetët shprehin shqetësime të mëdha për kërcënime shumë serioze ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore në vend”, thuhet në një deklaratë të parlamentit.

Për lirinë e medias, parlamenti dënoi kërcënimet fizike dhe verbale ndaj gazetarëve, përfshirë ato nga politikanë të rangut të lartë, shkeljen e privatësisë së tyre nëpërmjet ‘spyware’ dhe paditë abuzive.

Për sa i përket përdorimit të ‘spyware’ për survejim, parlamenti dënoi përdorimin e “kërcënimeve të sigurisë kombëtare” për të përgjuar kundërshtarët politikë, përfshirë ligjvënësit evropianë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!