Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bardhi e lexon si fitore të PD tryezën e sotme: Tani, asgjë s’do bëhet pa ne

schedule16:57 - 14 Janar, 2020

schedule 16:57 - 14 Janar, 2020

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar pas marrëveshjes që u arrit sot mes maxhorancës dhe opozitës jashtëparlamentare, për reformën zgjedhore.

Bardhi shkruan se vendimet për reformën zgjedhore do të merren me konsensus jashtë Parlamentit ilegjitim ndërsa shprehet se qeveria duhet të heqë gjendjen e jashtëzakonshme dhe t’i hapë rrugë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ndërkohë për sekretarin e Përgjithshëm të PD, Parlamenti është vetëm noter formal i vendimeve të tryezës politike.

Statusi:

Propaganda është më e ethshme se asnjëherë për të mbuluar thelbin e asaj që u arrit me ndërmjetësimin e partnerëve ndërkombëtarë:

1.Reforma zgjedhore nuk do të diktohet nga qeveria e votave të blera.
2.Vendimet për reformën zgjedhore do të marren me konsensus jashtë Parlamentit ilegjitim.
3. Parlamenti është vetëm noter formal i vendimeve të tryezës politike.

Përfaqësimi në tryezën e reformës zgjedhore me një nga arkitektët e blerjes së votës është në turpin e PS. Në dorën tonë nuk është të zgjedhim kundërshtarin, por të bëjmë çdo gjë për zbatimin e reformës zgjedhore, që çon vendin drejt zgjedhjeve.

Në dorën e qeverisë është të heqë gjendjen e jashtëzakonshme dhe t’u hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!