Parlamenti asnjë pengesë për protokollin/ Kushtetuesja publikon vendimin pro marrëveshjes me Italinë

schedule19:15 - 19 Shkurt, 2024

schedule 19:15 - 19 Shkurt, 2024

Gjykata Kushtetuese ka publikuar vendimin e arysetuar pro marrëveshjes Tiranë-Romë për emigrantët afrikanë. Në këtë mënyrë, Kushtetuesja i hap rrugën votimit të enjten në Parlament të Protokollit për emigrantët.

Gjykata konstaton se për të drejtat dhe liritë themelore të migrantëve “vepron një juridiksion i dyfishtë, që do të thotë juridiksioni italian në dy zonat në fjalë nuk përjashton juridiksionin shqiptar, ndaj mbrojtja e tyre është e përforcuar”.

Për çështjen e azilit, Kushtetuesja thotë: “në aspektin e detyrimeve ndërkombëtare, për shtetin shqiptar nuk ka lindur ndonjë detyrim i tillë për sa kohë ky juridiksion ushtrohet mbi personat nga shteti italian, si shteti ku mbërrijnë migrantët e paligjshëm.”

Në arsyetimin e Kushtetuese zbulohet gjithashtu se negociatat për këtë marrëveshje kanë nisur në 23 majin e vitit te kaluar dhe kane zgjatur 5 muaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!