Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook pamjet nga parku natyror Drilon-Tushemisht.
Rama shprehur se tashmë parku i rilindur është një shembull i forcës së transformuese të projekteve të mira ku së bashku me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit
REAGIMI:
Parku Natyror Drilon-Tushemisht tërësisht i rilindur, ku bashkë me Qendrën e re të Vizitorëve krijon një gjerdan të ri dedikuar ekoturizmit në Pogradec.
Një shembull i shkëlqyer i forcës transformuese të projekteve të mira ku së bashku me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit i jepet një tjetër hov turizmit të natyrës, duke ndërhyrë me metoda miqësore ndaj mjedisit për të shtuar turistët në këto perla natyrore si mënyra më e mirë e arritjes së turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit të komunitetit.
/abcnews.al/