Shqipëria do ë tranformohet në një vend eksportues I energjisë deri ën vitin 2030.Në inagurimin e parkut fotovoltaik të Karavastasë zv.kryeministrja Belinda Balluku tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm për prodhimin e energjisë së rinovueshme.Parku I Karavastasë ka një kapacitet prodhues prej 140 MË dhe i shet shtetit energji me një çmim fiks prej 24.89 euro/mËh për 15 vjet për kapacitetin 70 MW.
“Ky park mbart një sërë vlerash, është dhe parku më i madh fotovoltaik në Ballkan. Kemi arritur një cmim rekord. Voltalia për ne është një shembull që e themio në cdo tryezë me investitorë të huaj. Voltalia po ndërton një park të ri në Spitallë. Dua të nënvizoj edhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Francës ku ka marrëdhënie të shkëlqyera mes Macron dhe Ramës dhe vizita e tij në Shqipëri me një grup investitorësh ka krijuar një shembull të mrië për vendin tonë në BE. Ne aspirojmë brenda 2030 të jemi pjesë e BE e para se na takon, se kemi lindur në zemër të Evropës dhe jemi një prej popujve më të lashtë dhe këtë nuk na i ndryshon dot askush.”
Në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian Shqipëria synon që të sigurojë rreth 30% të totalit të energjisë nga burime të rinovueshme. Investimi total në projektin e Karavastasë vlerësohet në 135 milionë euro dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 198 hektarësh/ abcnews.al


