Ish-deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka është gjobitur nga policia bashkiake. Noka është gjobitur pasi ka parkuar automjetin tip “BMW” gabim ,përpara Godinës së Teatrit Kombëtar.
Gjoba është vënë ditën e sotme rreth orës 13: 50 tek Pedonalja, pranë Teatrit Kombëtar.
Në njoftimin e bërë lidhur me rastin, Bashkia njofton se “Noka e kishte parkuar makinën e tij luksoze “BMW” para Teatrit Kombëtar duke sfiduar hapur policinë bashkiake.” /abcnews.al/