Parkinsoni prek më shumë burrat/ Mjekët: Mund të sëmuren edhe moshat e reja

schedule15:50 - 11 Prill, 2024

schedule 15:50 - 11 Prill, 2024

Me plakjen e popullsisë po shtohen dhe sëmundjet neurodegjenerative.  Parkinsoni është një prej tyre. Vjen për  shkak të humbjes së neuroneve  në disa zona të trurit  ku prodhohet dopamina  mungesa e të cilës çon në çrregullime të lëvizjes, por jo vetëm.     Kryesisht prek moshat  mbi 50 vjeç, por  pacientë me parkinson ka dhe në moshë më të re.

“Është një formë parkinsoni, quhet juvenil, ke të shkruar në ADN  tënde sëmundjen e parkinsonit, është një kategori e vogël  pacientësh … simptomatika  shfaqet herët 35-40 vjeç,  moshë shumë e re për sëmundjet neurodegjenerative, pasi si grupmoshë  është  mbi 50  vjeç”

Gjenet janë shkaku kryesor por jo i vetëm. Neurologia  Entela Basha rendit dhe faktorët mjedisor thotë se   prek më tepër burrat se gratë në  një raport 1.4 me 1     dhe tregon shenjat  fillestare.

“Katër shenja specifike, dridhja, ngrija,  ngadalësia në kryerjen e veprimeve dhe humbja e ekujlibrit,  që të quhet parkinson duhet të plotësoj 2 deri në 3 nga këto katër kritere. Por patjetër që mund të jetë një formë parkinsonizmi qe do gjetur nëse është parkisonizëm në terren të një pathologjie tjetër degjenerative apo me bazë traume, infarkti hemorragjie të trurit apo metabolike. Kryesisht  individët që kanë punuar me pesticide, kimikate, fermerët psh që plehrojnë tokën kanë riskun më të lartë se pjesa tjetër e popullatës urbane për të shfaqur  parkinson.”

Në mungesë të një trajtimi  që të shërojë plotësisht sëmundjen në ditën botërore të ndërgjegjësimit për parkinsonin në fokus vihet menaxhimi sa më i mirë i shenjave me  terapi individuale  dhe  ndryshim të stilit të jetesës  përmes një ushqyerje të shëndetshme dhe aktivitetit fizik.

“Nuk humbet jetën nga sëmundja e parkinsonit,  në stade të avancuara vdekshmëria vjen nga sëmundje që mbivendosen, infarkt kardiak psh, por  kryesisht këta persona  humbasin jetën nga pnumonitë.”

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë Parkinsoni mund të prekë më shumë se 12 milion njerëz deri në vitin 2040./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!