Një dridhje duarsh e shpeshtë, probleme me posturën, apo çrregullim i gjumit dhe i humorit, nuk duhen neglizhuar, pasi mund të jeni prekur nga Parkinsoni, sëmundje që prek sistemin nervorë. Nëse dikur Parkinsoni njihej si sëmundja e moshës së tretë, tashmë ka ndryshuar, sipas specialistëve gjithnjë e më shumë po prek grupmoshën aktive.
“Në Shqipëri shohim çdo ditë e më tepër me Parkinson. Ajo që na vë më tepër në pozita kërkuese është ajo që po shfaqen më tepët raste në moshat e reja. Parkinsoni është sëmundje që pikun e saj e shfaq mbas moshës 65 vjeçare, por, ritmet e individëve të diagnostikuar më herët se të moshës 50 vjeç, po shtohen çdo ditë e më tepër. Kemi folur edhe raste më herët, të cilët realizuan ndërhyrjen kirurgjikale në stimulimin e trurit. Njëri ishte 45 dhe tjetra 48. Të dy këto paciente shenjat e para apo fiahnkszikimi u ishte bërë lara 7-8 vitesh. Pra imagjinoni që shenjat u kanë nis që në dekadën e 3 apo të 4 të jetës.”
Përveç faktorit trashëgues, mendohet se shkaku i kësaj sëmundje vjen si pasojë e faktorit mjedisor.
“Mendohet se faktor janë urbanizimi, ato mjedisor dhe më pas të tjerë. Janë faktor që mund edhe mund të mos parandalohet.”
Në Ditën Botërore të Parkinsonit, specialistët theksin e vendosin në sensibilizimin e diagnostikimit të hershëm. Mjekja Neurologe Ilirjana Zekja tregon shenjat kur duhet te drejtoheni te mjeku specialist.
“Ka dy grup simptomash, ato motore që njihen në popullatë, siç janë dridhja e duarve, reduktimi i mimikës, posturës, probleme shpesh alarmanete. Ndërsa probleme më të fshehura janë ato që ne i quajm jomotore, çrregullimet e gjumit, humorit, të shkrimit”
Së fundmi OBSH e klasifikon parkinsonin si sëmundja me frekuencën e dytë në renditjen e sëmundjeve neurologjike në mbarë botën, duke bërë kështu që ky shqetësim të klasifikohet si një çështje e Shëndetit Publik, dhe jo të Neurologjisë./abcnews.al