Parkimet e automjeteve në korsitë e dedikuara, Policia e Tiranës ndërmerr planin e masave për mbarëvajtjen e qarkullimit

schedule14:31 - 1 Shkurt, 2025

schedule 14:31 - 1 Shkurt, 2025

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor në Tiranë kanë ndërmarrë një sërë masash për të mbarëvajtur trafikun dhe qarkullimin në kryeqytet.
Pjesë e planit të masave janë parkimet e gabuara në korsitë e dedikuara për transportin publik (autobusë, taksi), në korsitë e emergjencës, në vendkalimet e këmbësorëve apo në zona ku krijohen bllokime në qarkullim.

Automjetet po spostohen dhe zhvendosen në pikën e ruajtjes pranë Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë.

Policia Rrugore apelon drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes dhe të parkojnë në vendet e lejuara si dhe fton qytetarët të raportojnë shkeljet e rregullave që pengojnë qarkullimin rrugor.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!