Parkim e ri nëntokësor te “Rruga e Elbasanit”

schedule12:45 - 10 Gusht, 2019

schedule 12:45 - 10 Gusht, 2019

Tiranës i është shtuar një tjetër parkim nëntokësor. Ai ndodhet në Rrugën Elbasanit, ka 145 vende dhe do të jetë i hapur për drejtuesit e automjeteve ditën e hëne. Kryebashkiaku Erion Veliaj tregoi se të ardhurat që bashkia do të përfitojë nga ky vendparkim do t’i investoje për të blerë pemë.

“Motoja e bashkisë është: Sa më pak makina. Megjithatë, e kuptoj se për disa njerëz përdorimi i makinës, pra për një mësues që vjen nga ata tjetër e qytetit, për një prind që vjen për të marrë fëmijët, për dikë që ka një problem me tatimet, për dikë që ka një takim në ambasadë, makina mund të jetë e nevojshme nëse distanca është mbi 2-3 km dhe nuk kanë një mundësi tjetër. Për të gjitha këto arsye, 145 vende parkimi në këtë hapësirë publike, e marrë nga privati dhe e rimarrë për publikun, me parking poshtë dhe hapësirë për njerëzit, sidomos me një kënd lojërash për fëmijët, është ndoshta metafora më e bukur se çfarë vlerash besojmë ne si bashki”. 

Shumë shpejt në Tirane sipas kryetarit të bashkisë do të ketë edhe dy parkingje të reja nëntokësore, një pranë Parkut të Liqenit dhe tjetri tek “Qyteti Studenti”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!