Parisi nis evakuimin e shtetasve francezë dhe europianë nga Nigeria  

schedule12:49 - 1 Gusht, 2023

schedule 12:49 - 1 Gusht, 2023

Franca ka nisur sot evakuimin e shtetasve francezë dhe europianë nga Nigeria, duke u kërkuar atyre të marrin jo më shumë se një çantë të vogël me vete, pas grushtit të shtetit me mbështetjen e tre shteteve të tjera të Afrikës Perëndimore të sunduara nga ushtarë rebelë.

Ministria e Jashtme franceze cilësoi si një nga arsyet e këtij vendimi përshkallëzimin e dhunës që kishte në shënjestër ambasadën franceze në kryeqytetin Niamey.

Largimi i shtetasve europianë vjen në mes të një krize të thelluar të shkaktuar nga grushti i shtetit të javës së kaluar kundër presidentit të zgjedhur në mënyrë demokratike të Nigerisë Mohamed Bazoum.

Organi rajonal i Afrikës Perëndimore, i njohur si ECOËAS (Unioni Ekonomik dhe Monetar i Afrikës Perëndimore), njoftoi të dielën sanksione kundër Nigerisë dhe tha se do të përdorte forcën nëse puçistët nuk do të rivendosnin Bazum brenda një jave.

Qeveria e Bazumit ishte një nga partnerët e fundit demokratikë të Perëndimit kundër ekstremistëve afrikano-perëndimorë.

Në një deklaratë të përbashkët, qeveritë ushtarake të Malit dhe Burkina Fasos thanë se “çdo ndërhyrje ushtarake kundër Nigerisë do të konsiderohet një shpallje lufte kundër Burkina Fasos dhe Malit”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!