PSG i ka dhënë Mbappes një afat deri më 31 korrik, nëse nuk rinovon do dëgjojë ofertat për sulmuesin

schedule22:14 - 10 Korrik, 2023

schedule 22:14 - 10 Korrik, 2023

Seria e Kylian Mbappe për të qëndruar ose jo në Paris po i vjen fundi pasi klubi thuhet se i ka dhënë francezit një afat deri më 31 korrik.

Presidenti i kampionëve të Francës, Nasel Al Khelaifi, kishte deklaruar në prezantimin e Luis Enrique se24-vjeçari duhet t’i përgjigjet dilemës që i është vënë brenda 1-2 javësh, por realiteti është ndryshe.

Parisi i ka bërë thirrje Mbappes që të vendosë nëse do të aktivizojë një zgjatje të kontratës deri në verën e vitit 2025 apo do të pranojë ta shesë atë këtë verë, megjithëse sulmuesi ka treguar se do t’i mbarojë kontrata dhe do të largohet në verën e vitit 2024.

Francezët në letrën e tyre bëjnë me dije se Mbappe ka afat deri më 31 korrik për të komunikuar përgjigjen e tij dhe se është e nevojshme që të ketë takime më herët. Rikthimi i Mbappes në stërvitje është planifikuar për të hënën e 17 korrikut, por udhëtimi në Japoni më datën 22 pakëson mundësitë për diskutime.

Nëse afati përfundon pa një përgjigje nga Mbappe, sipas Marca, Parisi do të vazhdojë të dëgjojë ofertat për golashënuesin më të mirë të historisë së tyre, pa e ditur strategjinë që do të zgjedhë. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!