Ka shumë të drejtë Luis Enrike. Trajneri i Paris SG deklaroi pas kësaj përballjeje se nuk do ta harrojë për shumë kohë këtë ndeshje.
E tillë mbrëmja e kampiones së Francës në stadiumin tradicional anglez, “Vila Park”, edhe pse fillimisht u duk se gjithçka po shkonte për mrekulli.
Ashraf Hakimi dhe Nunjo Mendesh I dhanë epërsinë 2-0 miqve që në 27’, dhe në total 5-1, por Aston Vila nuk është nga ato ekipe që dorëzohen.
Pasi reagoi në pjesën e parë me golin nga Juri Tilemans në 34’, shpërtheu pas pushimit.
Mekgin në 55’ dhe Konsa në 57’ përmbysën rezultatin.
Goditja e dyfishtë në vetëm dy minuta u ndje, dhe PSG u shpëtua nga ai që është kritikuar më shpesh, portieri I Italisë, Donaruma.
Vetëm pritjet e tij shmangën shtesat e ndoshta eliminimin dhe parizienët tani janë në katër ekipet më të mirë të Europës.
“L’Ekip” komenton me dy fjalë në anglisht në titull: Fund I lumtur! Pritjet e Donarumës ndihmuan PSG që të kualifikohet!”
Ja edhe “Lë Figaro”: Në prag të mbytjes, PSG kualifikohet me të drejtë për gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve! Ishte më shumë se e vështirë!”
Luis Enrike ishte i lehtësuar në fund.
“Nuk kam për ta harruar këtë ndeshje për një kohë të gjatë. Gjithsesi, them se kjo është normale. I tillë është Championsi, I tillë është sezoni. Duhen përballuar shumë vështirësi. Nuk është e lehtë të luash jashtë fushe. Mendoj se ndeshja ishte e çuditshme sepse ne dominuam që nga fillimi dhe shënuam shpejt dy gola, por pas kësaj bëmë gabime dhe paguam për to”.
Tekniku parizient ka të drejtë sepse ekipi I tij mbajti topin 66 për qind, edhe pse jashtë fushe, dhe gjuajtjet ishin thuajse barabar.
Sidoqoftë, jo gjithmonë futbolli “tiki taka” ia del, dhe Luis Enrike do të duhet të mendohet mirë që kjo të mos përsëritet në gjysmëfinale.