Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Paris feston me kampionët e Europës/ Luis Enrique dhe futbollistët e tij priten si heronj në shtëpi

schedule12:44 - 1 Qershor, 2026

schedule 12:44 - 1 Qershor, 2026

Pas “guerriljes” dhe dhunës që pasoi fitoren në finalen e Champions League, Parisi iu kthye festës së vërtetë.

Kampionët e Europës u pritën si heronj të vërtetë, pas rikthimit në shtëpi nga Budapesti.

Pas aeroportit, ndalesa e parë ishte në pallatin “Elysees”, ku Luis Enrike dhe futbollistët e tij u pritën nga presidenti francez, Mannuel Macron.



Më pas, skuadra e Paris SG parakaloi mes qindra mijërave tifozëve që kishin mbushur rrugët dhe sheshin përpara kullës “Eiffel”.

Stacioni i fundit një dite festive për kampionët e Francës dhe Europës ishte në tempullin e tyre “Parc de Prince”.

Edhe një herë Luis Enrique dhe futbollistët e tij parakaluan përpara 50 mijë tifozëve që kishin mbushur tribunat, ndërsa në qendër të fushës ishte improvizuar një skenë dhe ishin vendosur katër ekranë gjigandë.

Një festë e merituar për një tjetër triummf, I dyti radhazi në Champions League, që I lejon Paris SG të fitojë një vend në olimpin e më të mëdhenjve në futbollin europian për klube.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!