Mundje, Shqipëria pranë historisë/ Valiev fiton në rikualifikim, në garë për medaljen e bronzit

schedule12:03 - 10 Gusht, 2024

schedule 12:03 - 10 Gusht, 2024

Shqipëria është shumë pranë medaljes së parë historike në Olimpiadë. Kjo pasi mundësi Çermen Valiev, i cili u eliminua te premten, por u rifut në garë për shkak të fazës së rikualifikimit, mposhti 12-2 bjellorusin Kadzimahamedau.

Për rrjedhojë, mundësi çeçen i cili përfaqëson Shqipërinë, do ketë edhe një ndeshje për medaljen e bronzit. Në rast se Valiev do fitojë kundër Victor Rasadin të Taxhikistanit të shtunën në orën 18:00 atëherë do shkruante historinë.

Përfaqësuesi tjetër i Shqipërisë ne mundje, Islam Dudaev e nisi mjaft mirë garimin në kategorinë 65 kilogramë, por u eliminua në çerekfinale. Fillimisht në 1/8 Dudaev fitoi me rezultatin 10-0 kundër mundësit nga Ishujt Samoa Arzawa, duke krijuar pritshmëri të mëdha.

Megjithatë në çerekfinale Duadev u mposht lehtësisht nga iraniani Amouzahkalili, i cili e mbylli ndeshjen me rezultatin 11-0. Duadev ishte mundësi i tretë i Shqipërisë që garon në Lojërat Olimpike, ndërsa shpresa e vetme mbetet rikualifikimi, njëjtë si Valiev, por kjo mbetet për tu parë.

/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!