Princess Diana mund të ketë ndërruar jetë 21 vite më parë, por bukuria e përjetshme mbetet një frymëzim për gratë sot. Nga stili i saj ikonik tek grimi elegant dhe pamja e flokëve, është në zemrat tona. Ish-gruaja e Princit Charles kishte veshur eyeliner blu para së gjithash, por edhe laps sysh vamp, ndërsa flokët e saj të lëmuara ishin të lakmueshme.
Nëna e Princit Harry dhe William, i besoi Mary Greenëell për grimin e saj. Në vitin 2017, grimieri legjendar u shfaq në një video në youtube me Drejtoreshën Kreative të Lancome, Lisa Eldridge, duke zbuluar disa këshilla bukurie nga Princesha Diana.
“Kam pasur nderin të kujdesem për grimin e Dianës deri pak para se të ndahej nga jeta. Ishte e mahnitshme. Grimi i saj ishte shumë i thjeshtë.”
Greenëell zbuloi gjithashtu se Princesha nuk mbante kurrë qerpikë fals pasi qerpikët e saj natyralë ishin shumë të pasur dhe të gjatë ndërsa lëkura e saj ishte në gjendje të shkëlqyer.
Por cili ishte parfumi i saj i preferuar? Sipas Celebrity Fragrance Guide, Princesha kishte disa të preferuara, por ajo që ra në sy ishte shtëpia e Bluebell ‘s Penhaligon’s , të cilën mund ta gjeni deri më sot. Aroma është e freskët dhe frutore me nota të sipërme të agrumeve, Zambakut të Luginës, jaseminit, trëndafilit dhe kanellës./abcnews.al