Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, si rezultat i kontrolleve në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Ndërfanë, njësia administrative Mirditë, u zbulua një parcelë me 85 bimë të dyshuara narkotike, të llojit cannabis sativa.
Autori i dyshuar, shtetasi P. L., 53 vjeç, banues në Durrës, u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike.
Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon pa ndërprerje, në të gjithë territorin e vendit. / abcnews.al /

