Parcelë me kanabis në Malësinë e Madhe, kapet 55 vjeçari i shpallur në kërkim

schedule09:45 - 23 Maj, 2023

schedule 09:45 - 23 Maj, 2023

Policia e Malësisë së Madhe ka vënë në pranga një 55 vjeçar të shpallur në kërkim, i cili akuzohet për kultivim të bimëve të kanabisit.

Në kuadër të operacionit të koduar “Alpe të pastra”, është arrestuar shtetasi Ajet Delishaj i cili dyshohet se ka kultivuar 6300 fidanë narkotikë në tokë dhe 20 300 fidanë të tjerë në kubikë, të cilët u gjetën dhe u asgjësuan nga Policia, 3 ditë më parë.

55-vjeçari ishte shpallur në kërkim gjatë fazës së dytë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”, që u zhvillua 3 ditë më parë, në zbatim të planit operacional për kontrollin e territorit.

Ky shtetas dyshohet se është autori i kultivimit të 6300 fidanëve të dyshuar cannabis sativa në tokë dhe i 20 300 fidanëve të tjerë në kubikë, që u gjetën nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, gjatë kontrollit të territorit të fshatrave Gruemirë dhe Çesme, Malësi e Madhe.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!