Paratë në banka, sa i sigurtë është sistemi në Shqipëri? Flet eksperti njohur izraelit

schedule09:58 - 22 Shkurt, 2023

schedule 09:58 - 22 Shkurt, 2023

Eksperti izraelit i sigurisë kibernetike, Roi Shaposhnik ka dhënë disa këshilla për sigurinë e shqiptarëve, duke theksuar masat që qeveria ka marr.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka thënë se e vetmja gjë që mund të bëni është të përgatiteni për të panjohurën, pasi ky është sulmi i parë që të gjithë qytetarët marrin në çdo fushë.

“Mendoj se Izraeli është lider në fushën kibernetike. Vendi jonë është gjithmonë në rrezik, të paktën ne kështu na pëlqen ta themi dhe kur je në rrezik ti përpiqesh të shpikësh një mënyrë për të mbrojtur veten. Edhe ana kibernetike, është bërë një mjet i jashtëzakonshëm gjatë viteve të fundit. Megjithatë bota po ndryshon dhe po kthehet në një mjet në të cilin ne po punojmë. Kështu që pjesa kibernetike është një kërcënim për të gjithë ne dhe prandaj ne kemi projektuar shumë mjete për të parandaluar sulmet kibernetike dhe për të adresuar problematika nëse ndodh të përballemi me ndonjë sulm kibernetik.

Unë pata fatin që në Shqipëri të isha më herët dhe kemi bërë një studim të imtësishëm të biznesit këtu. Edhe po ashtu kemi punuar pak me qeverinë dhe kemi kuptuar që ka një kërcënim të menjëhershëm dhe kërcënimi vjen nga ajo që nuk dimë. Ajo është armiku jonë i madh dhe po ashtu kërcënimi vjen nga fakti që ju nuk keni mundësinë që ditën e sotme që të përballeni me këtë gjë që nuk e dini, me të panjohurën. E vetmja gjë që mund të bëni është të përgatiteni për atë që nuk dini. Në fillim na panë sikur kishim ardhur nga hëna, ok sigurisht ky është reagimi i parë që ne marrim ndonjëherë. Megjithatë, ne fillojmë me bazat, arsimin, ndërgjegjësimin, ne duhet të kuptojmë që pjesa kibernetike nuk është një pyetje nëse ka për të ndodhur. Pyetja është kur ka për të ndodhur”, u shpreh eksperti.

Më tej, i pyetur sesa të sigurta janë paratë dhe sistemi bankar i shqiptarëve, ai deklaroi:

“Ju duhet të siguroheni që në fund të ditës, ju duhet të siguroni besim te sistemi. Tani sulmet kibernetike kanë për të ndodhur dhe ju nuk mund t’i luftoni ato dhe nuk mund të shkoni diku dhe të thoni që keni për të humbur paratë tuaja apo sigurinë tuaj. Bankat në Shqipëri janë duke punuar dhe ne jemi duke parë një sjellje shumë serioze. Ne shikojmë që qeveria është duke krijuar mjetet për të parandaluar mjetet që të mos ndodhin këto sulme kibernetike. Sulmet e kaluara sibernetike ishin sulme në nivelin qeveritar dhe ne na pëlqejnë t’i ndajmë në dy lloj anë: terrori kibernetik dhe krime kibernetike. Bankat bëjnë pjesë tek këto të fundit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!