Paratë e krimit, në “rrjetën” e kufirit/ Drejtori i policisë kufitare: Kapëm 2.3 milionë euro këtë vit

schedule19:06 - 15 Nëntor, 2024

schedule 19:06 - 15 Nëntor, 2024

Në pikat kufitare të Shqipërisë nga Janari deri në fund të majit tetor të këtij viti, janë kapur 2.3 milion euro që tentonin të futeshin në vendin tonë të padeklaruara. Gjatë një tryeze për Parandalimin e pastrimit të parave, të organizuar nga Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion, Sajmir Boshnjaku drejtori i Kufirit dhe Migracionit në Polici, u shpreh se vitet e fundit është shtuar goditja e parave të padeklaruara.

“Ne si polici kufitare kemi pasur disa raste të kapjes së mosdeklarimit të parave në kufi. Kemi pasur rritje. Në rast se në 2022-shin kemi pasur rreth 32 raste me rreth 3.6 milionë euro kryesisht nga individë apo kompani transporti, që transportonin para të padeklaruara. 79 raste për 2023-shin rreth 2.8 milionë euro dhe në 2024 rreth 62 raste me 2.3 milionë euro.”, tha Boshnjaku.

Sipas Drejtorit të Kufirit dhe Migracionit, vendet nga ku vijnë më së shumti këto para të padeklaruar, janë Italia dhe Britania e Madhe. Boshnjaku theksoi se tentativat për kalimin e parave të padeklaruar, janë bërë kryesisht nga individë apo kompani transporti. Ai kërkoi mbështetje për infrastrukturën e policisë kufitare për rritjen e rezultateve./abcnews.al