TIRANË- Mitingu hapës i fushatës së Koalicionit “Bashkë Fitojmë” konsiderohet i shtrenjtë nga dy partitë e mëdha: PS e PD. Kostot e tij janë konsideruar tejet të larta si nga Erion Veliaj, ashtu edhe nga Enkelejd Alibeaj, të cilët një zëri, ngrenë pyetjen se ku gjenden gjithë këto para, kur KQZ nuk e ka njohur Berishën si subjekt, dhe nuk i jep atij asnjë financim për fushatën.
“Kur pashë ato shpezimet në stadiumet në stadium, të të shkojë 100 mijë euro,ndërkohë që flet tërë kohën për varfërinë. Një parti poltike që nuk merr as lekë nga KQZ. Pyetja është: nga vijnë lekët?”, tha Veliaj.
Por kryetari në detyrë i PD-së, ka edhe një përgjigje për burimin e mundshm të parave.
“200 mijë euro vetëm për një event. Pyetja është fare e thjeshtë, ku i gjejnë paratë, ku i gjejnë paratë? Fare e thjeshtë. Dy mënyra ka: ose paratë që kanë vjedhur dje, ose paratë që jep Rama sot, nuk ka një mënyrë të tretë, nuk ka se si”, tha Alibeaj.
KQZ vendosi që fondet vjetore por edhe ato elektorale t’i kalojë të gjitha në llogarinë e Alibeajt, edhe pse paratë janë të lidhura me numrin e deputetëve që ka një parti. Celibashi vlerësoi të mos ndiqte ku kanë ikur apo si janë grupuar demokratët pasi janë zgjedhur, duke e lënë Berishën pa fonde, edhe pse pranë tij janë një pjesë e madhe e deputetëve të zgjedhur nën logon e PD-së./abcnews.al

