Parashikuesja australiane shikon filxhanin dhe letrat Tarot ‘LIVE’: Njerëzit janë më shumë të interesuar për dashurinë

schedule10:48 - 27 Qershor, 2023

schedule 10:48 - 27 Qershor, 2023

Amira Celon nga Australia është parashikuesja e së ardhmes me Letrat Tarot dhe kafe turke. Ajo gjatë një interviste ekskluzive për “ABC e Mëngjesit”, përveç se ka parashikuar fatin e moderatorit Alban Musa, ka folur dhe më kë konkretisht për këtë process plot mister.

Sakaq, Amira ka zbuluar se njerëzit janë më shumë të interesuar për dashurinë, se kur dhe ku do e takojnë gjysmën e tyre më të mirë.

“Mendoj që njerëzit duan ta dinë të ardhmen në mënyrë që t’i planifikojnë gjërat më mirë në të ardhmen. Shumë njerëz janë të shqetësuar për të ardhmen, shumë të tjerë duan të dinë parashikime për botën, për politikanët në tërësi, për jetët e tyre po ashtu, si ka për të shkuar jeta e tyre, ku kanë më shumë interes.

Unë fillova me parashikimin e dashurisë, më pas kalova te leximi i kafes. Po mendoj që këto parashikohen më shumë sepse unë i kam gjetur disa persona, kam gjetur emra, vendodhje, situata, kombësi të ndryshme. Pra, ku e do takosh, si do takosh këtë personi. Pra, unë fillova me dashurinë dhe më pas kalova te pjesa tjetër. Më pëlqen shumë interesi i madh i njerëzve për dashurinë”, u shpreh ndër të tjera ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!