Parashikoi se do të humbiste në zgjedhje, Trump padit gazetën në Iowa

schedule07:25 - 18 Dhjetor, 2024

schedule 07:25 - 18 Dhjetor, 2024

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka ngritur një padi kundër gazetës Des Moines Register dhe anketueses së saj, J Ann Selzer, duke i akuzuar ata për mashtrim të konsumatorëve dhe ndërhyrje në zgjedhje lidhur me një sondazh para zgjedhjeve që tregonte se Kamala Harris kryeson mbi Trumpin në Iowa.

Padia u ngrit në qarkun Polk mbrëmjen e së hënës, siç raportohet nga Reuters dhe NBC News, të cilat kanë shqyrtuar dokumentet.

Në padi, kërkohet që të merret përgjegjësi për “ndërhyrje në zgjedhje” nga gazeta dhe anketuesi që kreu sondazhin e 2 Nëntorit, i cili sugjeronte se Harris ishte përpara Trump me tre pikë përqindje në Iowa. Trump përfundimisht fitoi shtetin me rreth 13 pikë përqindjeje dhe gjithashtu mundi Harris në zgjedhje për t’u bërë presidenti i zgjedhur i Amerikës.

Në padi thuhet se “zgjedhja e J Ann Selzer (anketuesja) në votim nuk ishte një rastësi e habitshme – ishte e qëllimshme”.

Në komentet e tij për gazetarët të hënën, Trump kërcënoi se do të padisë Des Moines Register mbi sondazhin. “Për mendimin tim, ishte mashtrim dhe ishte ndërhyrje në zgjedhje”, tha Trump.

Padia është e fundit në një mori veprimesh ligjore që Trump ka ndërmarrë kundër medias. Në konferencën për shtyp, Trump përmendi gjithashtu padinë e tij kundër botuesit Simon & Schuster dhe gazetarit Bob Woodward, për të cilin ai pretendoi se e kanë cituar siç duhet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!