Parashikoi pandeminë më 5 tetor, por nuk ndodhi/ Konspiracionisti shqiptar: U shty nga konflikti në Banjskë

schedule12:25 - 6 Tetor, 2023

schedule 12:25 - 6 Tetor, 2023

Ndonëse asgjë nuk ndodhi më 5 tetor, edhe pse u parashikua një pandemi e re, konpiracionisti Arianit Sllamniku thotë se ajo është ‘rrugës’. Për ABC e Mëngjesit ai shprehet se në Kosovë, qeveria ka miratuar listën me 3 vaksina të reja.

“Më 23 shtator vërtet kam thënë që do ketë pandemi të re, por me 24 u bë konflikti në Banjskë dhe axhenda u shty për rreth dy javë. Ajo c’ka ndodhi në veri të Kosovës shtyu pandeminë. Nëse ju kujtohet pas pandemisë u shfaq virusi i majmunit. Kështu nisi edhe covid, me disa raste në fillim, më pas kaluam te ora policore, etj

Nga 5 tetori janë tre vaksina që janë future në kalendarin e vaksinave të rregullta, në emër të një virusi. Edhe në Itali pritet të shpallet një pandemi e re, është zyrtare nga qeveria italiane. Në Turqi, ministri u prononcuan se nuk do të jemi më pjesë e pandemisë globale, nuk do e fusim popullatën në vaksinim,” tha ai, ndërsa bëri një krahasim me covid 19 dhe pandemisë së re.

“Të bëjmë një krahasim, Covid 19 nuk u shpallën menjëherë masat, së pari filluan në emër të ruajtjes së shëndetit të të vjetërve, më pas nisën masat e reja, maskat, distancat, nisi edhe ora policore për një virus. Pra, ishin masa që gradualisht e kontrollonin lëvizjen e lirë, për secilin qytetar. Pra, kështu ka për të nisur edhe pandemia e re, janë zyrtarizuar tri vaksinat e reja, në emër të të moshuarëve, fëmijëve dhe nisin masat. Në Kosovë, Serbi e Maqedoni ka nisur mbajtja e maskave e stafit shëndetësor. Kohëve të fundit iu kërkohet edhe pacientëve, pra po i radikalizojnë masat,” shtoi ai.

Sllamniku parashikon se konflikti ushtarak mes Kosovës e Serbisë do të agravojë më tej, ndaj sipas tij pandemia do të shtyhet.

“E kam një lajm të mirë, në rast të konfliktit ushtarak që po pritet të radikalizohet mes Kosovës dhe Serbisë, do të ketë luftë, gjatë muajit nëntor dhe dhjetor, pandemi, masa distanca dhe vaksinime me masive me dhunë nuk do të ketë. Do të zhduket virusi dhe pandemia,” përfundoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!