Parashikimi motit, si do të ndryshojnë temperaturat

schedule07:20 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 07:20 - 29 Dhjetor, 2020

Sipas MeteoAlb vranësira të dendura dhe reshje shiu dominojnë orët e para të ditës në zonat veriperëndimore, por gradualisht reshjet do të përfshijnë dhe pjesën tjetër të Shqipërisë. Në veri, verilindje dhe skajin juglindor do kemi reshje dëbore.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -2°C deri në 14°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.

Kosova

Vijon ndikimi i motit të vranët dhe reshjeve të shiut dhe dëborës në territorin e Kosovës. Parashikohet që këto kushtet atmosferike të mbeten gjatë gjithë ditës.

Maqedonia e Veriut

Mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu mbizotërojnë pjesën më të madhe të MV, ndërsa reshje dëbore do ketë në veri dhe lindje të saj, situatë e cila mbetet deri vonë në mbrëmje.

Rajoni dhe Evropa

Brigjet e Egjeut dhe Gadishulli Iberik do të paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Ndërsa gjithë pjesa tjetër e Evropës mbetet me vranësira të dendura, të cilat do të sjellin reshje shiu dhe dëbore.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!