Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar në emisionin “Log” të gazetarit Endri Xhafo, se Presidenti i republikës do të zgjidhet me 84 vota.
Megjithëse në raundin e katërt Presidenti kërkon shumicë të thjeshtë votash, analisti Vangjeli tha se Rama do të gjejë deputetë në grupet opozitare dhe do të nxjerrë Presidentin e ri me 84 ose 85 vota.
Pjesë nga diskutimi:
Vangjeli: Sfida e Edi Ramës nuk është të zgjedhë presidentin e Republikës, por të konfirmojë në krye të Republikës, Presidentin e nesërm. Mos iu duket habi që ndonjë nga grupet e tjera parlamentare të opozitës dhe socialistët do të bashkojnë votat me të. Unë po them Edi Rama do dalë dhe do thotë se për herë të parë i dhamë vendit një president konsensual me 84 ose 85 vota.
Kasmi: Me kë?
Vangjeli: Edi Rama do të gjejë deputetë të tjerë të grupeve të tjera parlamentarët cilët vendosin qëllimet e vendit para interesave të tyre partiake që i jep Shqipërisë një President konsensual. Më shumë se emri i presidentit, për Ramën kishte rëndësi procesi, por lepurushët budallenj të politikës nuk e kuptuan.
/T.H/Abcnews.al/