Sipas MeteoAlb vranësira të dendura dhe shira të paktët mbizotërojnë motin në vendin tonë gjatë paradites.
Mesdita dhe pasditja sjellin edhe intervale të shkurtra me kthjellime në zonat e ulëta dhe bregdetare.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por rënie sjellë mesdita duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 19°C.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor-Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.
Rajoni dhe Evropa
Evropa Jugore dhe Ishujt Britanikë do përfshihen nga një sistem i dendur vranësirash frontale duke sjellë rrebeshe shiu.
Po ashtu vendet Nordike paraqiten me reshje dëbore. Ndërsa kthjellimet dominojnë Evropën Lindore, Qendrore dhe Gadishullin Iberik.
Kosova
Mbetemi në ndikimin e vranësirave të dendura, të cilat herë pas here pësojnë zhvillim duke sjellë ndonjë shi të izoluar.
Maqedonia e Veriut
Paraditja mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ndërsa mesdita sjell reshje të izoluar në zonat veriperëndimore./abcnews.al/