Sipas MeteoAlb vijon ndikimi i motit të vranët me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, por reshje të pakta dëbore do ketë në zonat e thella malore.
Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten gjatë gjithë ditës të ndërprera nga intervale të shkurtra me kthjellime.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 12°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35-40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.
Kosova
Mbetemi me vranësira dhe reshje të izoluara dëbore gjatë paradites. Por pasditja sjellë pauza të reshjeve dhe ri-kthim të kthjellimeve në të gjithë vendin.
Maqedonia e Veriut
Alternime kthjellimesh të pakta dhe vranësira të shpeshta, të cilat herë pas here pësojnë zhvillim duke sjellë reshje dëbore mbizotërojnë motin në territorin e MV.
Rajoni dhe Evropa
Lindja e kontinentit paraqitet me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta por pa reshje. Ndërsa Evropa Veriore dhe qendrore mbeten me reshje të dendura dëbore. Po ashtu Rajoni i Ballkanit mbetet me reshje shiu e dëbore./abcnews.al/