Parashikimi i motit, vranësira dhe reshje shiu do të dominojnë gjatë paradites

schedule07:15 - 21 Janar, 2021

schedule 07:15 - 21 Janar, 2021

Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas hershme dominojnë motin në Shqipëri gjatë pjesës së parë të ditës.

Por pjesa e dytë e ditës sjell zhvillim të vranësirave dhe reshje të pakta e të izoluara shiu e dëbore në vendin tonë.

Temperaturat e ajrit rriten sërisht në vlerat minimale dhe maksimale duke bërë që ekstremet ditore të luhaten nga -4°C deri në 12°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 48 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.

Kosova

Paraditja paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash por mesdita sjellë shtim të vranësirave dhe reshje të pakta dëbore në zonat perëndimore.

Ndersa gjatë natës reshjet përfshijnë gjithë vendin.

Maqedonia e Veriut

Paraditja mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Por pasditja dhe mbrëmja sjellin reshje të izoluara dëbore në gjysmën perëndimore të MV./abcnews.al