Parashikimi i motit/ Ulen temperaturat, në zonat malore priten reshje dëbore

schedule07:15 - 23 Nëntor, 2024

schedule 07:15 - 23 Nëntor, 2024

Qarkullimi i masave ajrore me origjinë verilindore do të sjellë ulje të menjëhershme të temperaturave në territorin shqiptar. Për sa i përket motit zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta kthjellimesh ndërsa zonat malore do të mbizotërohen nga vranësira dhe reshje dëbore, më të theksuara në zonat Juglindore.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të përmirësojë kushtet atmosferike në vend, por vijojnë temperaturat e ulëta. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të theksuar të tyre duke u luhatur nga -3°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 13°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi Verilindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Masat ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë në të gjithë republikën e Kosovës, ku vranësirat dhe reshjet e dëborës do të jenë prezente përgjatë paradites. Pritet që pas mesdite dhe në vijim moti të përmirësohet gradualisht duke lënë reshje dëbore vetëm në zonat veriore. Problematikë e theksuar do të jenë ngricat në akset rrugore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të theksuar si në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -6°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 4°C vlera më e lartë në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë mesatare paradite, por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.

Maqedonia e Veriut

Masat ajrore me origjinë verilindore do të kushtëzojnë moti edhe në republikën e MV, ku vranësirat dhe reshjet e dëborës do të jenë dominante gjatë paradites. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të sjellin largim gradual të vranësirave si edhe rënie të mëtejshme të temperaturave në te gjithë territorin e MV. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të theksuar si në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga – 6°C vlera minimale e shënuar në Dibër deri në 6°C vlera maksimale në qytetin e Shkupit. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites, por forcohet në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi permanent Verilindor.

Evropa

Europa Veriore, Ishujt Britanikë si edhe pjesa më e madhe e Europës Qendrore do të përfshihen nga masa të ftohta polare duke sjellë stuhi të forta ere dhe reshje të dendura dëbore. Po ashtu, vendet e Europës Lindore do të jenë nën ndikimin e dy qendrave ciklonare duke kushtëzuar, vranësira dhe reshje të dendura dëbore dhe ngrica të theksuara ndërsa pjesa më e madhe e Europës Jugore, gadishulli i Ballkanit si edhe brigjet e Egjeut do të jenë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të ulëta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!