Parashikimi i motit, temperaturat pritet të shkojnë 38°C

schedule07:25 - 11 Korrik, 2023

schedule 07:25 - 11 Korrik, 2023

SHQIPËRI- Si pasojë e aktivizimit të masave ajrore me origjinë Afrikane, që kanë përfshirë Italinë. Territori Shqiptar do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta ku kthjellimet më të dukshme do të jenë në bregdet dhe zonën e ulët.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës thekson gradualisht vranësirat në zonat malore, por mundësia për reshje është thuajse zero.

Sipas MeteoAlb, ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritjesi në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 38°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi permanent Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!