Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperatura përgjatë ditës

schedule07:20 - 3 Tetor, 2025

schedule 07:20 - 3 Tetor, 2025

Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i vranët, dhe me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit gjatë orëve të mëngjesit.

Në mesditë dhe pasdite reshjet e shiut do të lokalizohen kryesisht në relievet kodrinore-malore verilindje-juglindje-jug, ndërsa reshjet e shiut do të kovertohen në reshje dëbore në verilindje në lartësinë mbi 700- 1000metër, juglindje 1100-1300metër mbi nivelin e detit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veri me shpejtësi mesatare 12m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina do të arrijë shpejtësi 23m/s. Deti, valëzimi i forcës në detet Adriatik dhe Jon i forcës 4-6 ballë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!