Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

schedule07:36 - 16 Nëntor, 2024

schedule 07:36 - 16 Nëntor, 2024

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira të pakta deri mesatare kryesisht në pjesën e parë të ditës, më pas mot i kthjellët e vranësira fare të pakta.

Prezencë e reshjeve të borës me intensitet të ulët në orët e mëngjesit në juglindje të territorit.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje –veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek në pjesën e pare të ditës.

Më pas intensiteti i erës bie 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore në pjesën e parë të ditës era fiton shpejtësi 10-18 m/sek më pas intensiteti i erës bie në10-13m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!