Sipas MeteoAlb vendi ynë në do të mbetet në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas hershme gjatë paradites. Por mesdita dhe pasditja sjellë zhvillim të vranësirave dhe reshje të pakta e të izoluara në veri dhe pjesërisht qendër. Këto kushte atmosferike do të na shoqërojnë gjatë pasdites dhe mbrëmjes.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 15°C.
Era do fryjë me shpejtësi 65 -70 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar ne det dallgëzim 6 – 7 ballë.
Maqedonia e Veriut
Pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Por duke ju afruar mesditës vranësirat sjellin reshje të izoluara në zonat kufitare me territorin shqiptar. Mbrëmja rikthen sërish motin e kthjellët.
Kosova
Moti gjatë ditës së mërkurë do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të kalimtare gjatë paradites, ku më të shpeshta vranësirat do të jenë në zonat perëndimore. Pas mesditës vranësira do të sjellin dhe reshje të izoluara në këto zona.
Rajoni dhe Europa
Europa qendrore mbetet në ndikimin e motit të acartë dhe stuhive të dëborës.
Po ashtu me reshjet të dendura dëbore vijon veriu dhe lindja e kontinentit.
Ndërsa Europa Perëndimore dhe pjesërisht Rajoni i Ballkanit do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash./abcnews.al/