Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

schedule07:14 - 30 Dhjetor, 2020

schedule 07:14 - 30 Dhjetor, 2020

Sipas MeteoAlb vijon ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme mbi vendin tonë, të cilat do të diktojnë vranësira dhe reshje dëbore në zonat malore, por reshje shiu do ketë në zonat e ulëta dhe bregdetare. Herë pas here do ketë intervale të shkurtra me kthjellime.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes mbeten të pandryshuara në mesditë duke u luhatur nga -1°C në 14°C.

Era do fryjë mesatare në tokë por e fort në det me shpejtësi deri 60 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim 6 ballë.

Kosova

Masat ajrore të paqëndrueshme që kanë përfshirë gjithë Evropën Jugore do të diktojnë vranësira dhe reshje shiu e dëbore në territorin e Kosovës, ketë kushte të motit mbeten edhe gjatë pasditës.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës mbetet me vranësira dhe reshje shiu e dëbore. Paraditja vijon në të njëjtat kushtet atmosferike edhe pse herë pas here do kemi intervale me kthjellime.

Rajoni dhe Evropa

Thuajse i gjithë kontinenti Evropian është përfshirë nga një sistem vranësirash frontale, të cilat do të diktojnë shira të rrëmbyeshëm në jug, por reshje dëbore në qendër, Veri dhe lindje të kontinentit. Përjashtim bëjnë vetëm brigjet e Egjeut, të cilët mbeten më kthjellime./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!