Parashikimi i motit, rikthehen vranësirat gjatë mesditës

schedule07:16 - 21 Shtator, 2020

schedule 07:16 - 21 Shtator, 2020

Vendi ditën e sotme do të dominohet nga një mot i kthjellët, por nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare në orët e mesditës, ku herë pas here do të ketë zhvillim të tyre duke gjeneruar rrebeshe shiu në zonat jugore-juglindore.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes dhe rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 33°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

Kosova
Pjesa e parë e ditës mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë
pas-herëshme. Parashikohet që pasditja dhe nata të mbeten në të njëjtat
kushte atmsoferike.

Maqedonia e Veriut
Deri në pasdite mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta.
Por orët e mbrëmjes sjellin shpeshtim të vranësirave në të gjithë MV.

/abcnews.al/