Vendi ditën e sotme do të shoqërohet nga një mot me alternime kthjellimesh dhe shtim të vranësirave.
Sipas MeteoAlb era do të jetë me drejtim veriperëndim me shpejtësi maksimale deri në 12 m/sek në bregdet.
Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat do të jenë me rënie.
Zonat malore 13/27°C
Zonat e ulëta 14/31°C
Zonat bregdetare 18/30°C