Sipas MeteoAlb vendi jonë gjatë paradites karakterizohet kthjellime dhe vranësira të shpeshta, më të theksuara në zonat Veriore.
Pasditja dhe mbrëmja mbeten me kthjellime për zonat perëndimore por vranësira të herë pas-hershme do kenë zonat malore.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 22°C.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior- Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.
Kosova
Vijon ndikimi i kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjatë paradites në territorin e Kosovës, Por mesdita dhe pasditja sjellin kthjellim të kushteve të motit.
Maqedonia e Veriut
Pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta.
Por pas mesditës moti përmirësohet ndjeshëm në MV.
Rajoni dhe Evropa
Moti i kthjellët dhe vranësira të herë pas-hershme do të dominojnë Evropën Juglindore dhe Gadishullin Iberik. Gjithashtu dhe qendra e kontinentit paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta.
Ndërsa në kushtet e motit të paqëndrueshëm me reshje shiu mbeten vendet Nordike, Britania e Madhe dhe brigjet e Detit të Zi./abcnews.al/